'Me gomone drejt Kryeministrisë'/ Protesta simbolike e të rinjve të FRPD kundër shpopullimit

Një nga simbolet e protestës së sotme të opozitës është edhe gomonia, një mesazh i fortë kundër shpopullimit. 

Mijëra shqiptarë kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe muajt e fundit pikërisht me gomone, pasi në vend nuk shohin të ardhme. 

Një grup të rinjsh të FRPD kanë dalë nga selia e PD me një gomone në duar dhe i janë drejtuar Kryeministrisë, ku do të mbahet protesta kombëtare për largimin e Edi Ramës.