VIDEO/ ‘Boll bashkëpunuat me Ramën’/ Shqiptarët protestojnë në Londër

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë “pushtuar” rrugët e Anglisë me thirrje që kërkojnë largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.

Ndër protestuesit janë parë edhe fëmijë që mbajnë në dorë pankarta të tipit “Suella a jam unë kriminel?” apo “Pushtim i lezetshëm”.

Disa qytetarë i kanë bërë thirrje qeverisë britanike të mos bashkëpunojë me Edi Ramën, duke e fajësuar atë për largimin masiv të shqiptarëve.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Qytetarët shqiptarë kanë përdorur muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.