VIDEO/ Varg kilometrik drejt Tiranës, protestuesit bllokohen në Thumanë

Mijëra qytetarë i janë drejtuar Tiranës për të protestuar kundër keqqeverisjes përpara Kryeministrisë. 

Syri.net sjell pamje nga aksi rrugor Thumanë-Tiranë, ku duket një kolonë kilometrike e automjeteve. 

Një pjesë e konsiderueshme janë protestues. Trafiku në këto momente është bllokuar. 

Shkak për bllokimin e rrugëve është bërë edhe policia që ndalon automjetet pa arsye, thjesht e vetëm për të vonuar mbërritjen e tyre te sheshi i protestës. 

Pamjet janë fiksuar rreth orës 16:10 minuta.