Ndizet bulevardi kryesor i Tiranës/ Mijëra qytetarë mbushin sheshin

Nis të ndizet situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak minuta para protestës së opozitës.

Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë.

Në qendër të Tiranës pritet të mblidhen qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut.

Teksa nga Rruga e Elbasanit pritet të vijnë protestuesit nga juglindja.