LIVE/ Protesta e opozitës, nis grumbullimi i qytetarëve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë për protestën e thirrur nga opozita.

Në qendër të Tiranës pritet të mblidhen qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut.

Teksa nga Rruga e Elbasanit pritet të vijnë protestuesit nga Juglindja.

Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji në gatishmëri.

Policia është fokusuar dhe në pikat hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Godina e Kryeministrisë është blinduar ndërsa efektivëne policisë ndodhen në terren.