VIDEO-SYRI TV/ Drama e të moshuarit: Më vranë djalin e pafajshëm, kjo është protestë shpirtërore!

Një i moshuar nga Elbasani tha se del në protestën e sotme për të nderuar gjakun e të rinjve të pafajshëm të vrarë në Elbasan.

Sipas tij, mes këtyre viktimave të pafajshme është edhe djali i tij.

“Unë kam vendosur të shkoj në protestë për gjakun e derdhur të 42 të rinjve të vrarë në Elbasan nga viti 2008 deri në vitin 2022. Janë vrarë 42 veta. Mes tyre edhe djali im.

Pra shkoj në protestë për gjakun e pafajshëm të rinisë së Elbasanit.

Shqipëria është në rrezik prej krizës, taksave të larta, prej korrupsionit, çmimeve, mafiozëve, krimit të organizuar.

Kjo është protestë shpirtërore, por edhe fizike,” tha ai.