Qytetari nga Shkodra para kryeministrisë: Banditi i qeverisë të largohet sa më parë

Në orën 16:00 pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga opozita. Një qytetar i cili ka ardhur nga Shkodra në Tiranë, tha për Syri Tv se varfëria, terrori, pasiguria për jetën e kanë bërë të dalin në shesh. Ai tha se Rama është super komunist i pakarakter që po i fyen të gjithë.

"Duhet të ishte duke na pritur këtu sot. Burri rrin aty, kryeministri, i zoti i shtëpisë të na priste aty. Ai është i frikësuar se i ka varfëruar shqiptarët. Nuk kam lënë protestë pa marrë pjesë. Qëkur ka ardhur Rama është tallur me të gjithë shqiptarët."-tha qytetari për Syri Tv.