Kroacia ka një talent të ri në futboll, PSG e transferon për një shumë të pabesueshme parash

Futbollisti i ri i Hajdukut, Luka Vuskovic, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij fantastike dhe me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij te Paris Saint Germain, sipas mediave të shumta me reputacion.

Ditët e të mëdhenjve të futbollit kroat si Luka Modric po kalojnë ngadalë, por po dalin emra të rinj që po e ngrenë sërish lartë emrin e futbollit të vendit ballkanik. Spliti është shtëpia e talentit më të madh në futbollin kroat, Luka Vuskovic.

Bëhet fjalë, besoni apo jo, një futbollist i lindur në shkurt të 2007-ës, i cili do të vazhdojë karrierën te PSG-ja e madhe për pesë milionë euro.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, raportoi ekskluzivisht se PSG pothuajse ka rënë dakord për transferimin e futbollistit të Hajduk Splitit. Skuadra kroate do të marrë katër milionë euro, plus një milionë bonus. Negociatat janë në fazën finale.

Edhe pse luan me futbollistë që janë tre-katër vjet më të mëdhenj se ai, Vuskovic dominon në pozicionin e mbrojtësit dhe tashmë në moshën 15-vjeçare luan në Champions League për junior. Në të gjitha kompeticionet, ai pati paraqitje të dukshme në të cilat shënoi gola, megjithëse mbrojtja është detyra e tij kryesore në fushë.

Është interesante se Luka është vëllai më i vogël i Mario Vuskovic, një lojtari i kombëtares kroate që luan për Hamburger . Babai i tij është edhe ish-futbollisti i Hajdukut, Daniel Vuskovic.