Ish-zyrtari i PS në protestë kundër Ramës: Interesi im është Shqipëria

Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë, Artan Zaja i është bashkuar protestës së sotme kombëtare të thirrur nga opozita në orën 16:00 para kryeministrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Zaja i ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në forma të ndryshme pasi PS nuk realizoi programin dhe premtimet e dhëna gjatë 9 viteve të qeverisjes së saj.

‘Dështoi dhe Mashtroi Partia Socialiste! Interesi im është Shqipëria dhe shqiptarët’ shkruan Zaja.

Postimi i plotë:

Pershendetje MIQ !

Bashkohem me protesten e sotshme ne Shqipni dhe ju bej thirrje te protestoni edhe ju ne forma e menyra te ndryshme...

-Partia Socialiste nuk realizoi programin dhe premtimet e dhena e te thena as 50% nga viti 2013-2022.

DESHTOI dhe MASHTROI Partia Socialiste !

-Vjedhjet dhe korrupsioni vazhdojne perdite,jave e muaj njelloj tash 30 vjet.

Sistemi Republike Parlamentare ne Shqipni asht i deshtuar dhe duhet ndryshuar forma e qeverisjes !

P.S.Nuk kam asnje interres per parti tjera,post publik apo inat,besomni.

Interresi im asht qe Shqipnia dhe shqiptaret te jetojne me mire dhe te integrohen ne BE !