SYRI TV/ Qytetarët e Shkodrës nisen për Tiranë për protestë kombëtare

Qindra qytetarë janë nisur dhe nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.

Një pjesë e madhe e qytetarëve janë nisur me autobusa, ndërsa shumë të tjerë janë nisur me automjete private për t`u bashkuar me qytetarët nga e gjithë shqipëria në tiranë.

Drejtues të Partisë demokratike në shkodër deklaruan se në protestë do të ketë pjesëmarrje masive nga ky qytet.

Lidhur me arsyet e protestës, qytetarët shprehen se varfëria, korrupsioni, keqqeverisja dhe shpopullimi i vendit janë disa nga shkaqet që poi  detyrojnë të dalin në rrugë.