‘Ebola jonë quhet Rilindje’/ Meta: Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rikthyer në vëmendje një mesazh të tijin gjatë fushatës së vitit 2017. 

Meta thekson se Shqipëria ka një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, njerëzore, shoqërore dhe demokratike, ebola jonë quhet rilindje.

‘Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky mesazh i dhënë në vitin 2017 është sot me aktual se kurrë.

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.

Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet! ✌️🇦🇱