VIDEO/ Vajza e vogël e Donald Trump martohet sot me miliarderin Michael Boulos

Pak ditë para se i ati i saj të njoftojë zyrtarisht se do të kandidojë sërish për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA,  Tiffany Trump do të martohet me të zgjedhurin e zemrës së saj, Michael Boulos në Florida.

Ceremonia e dasmës ultraluksoze e vajzës së Donald Trump me miliarderin libanez do të mbahet sot në rezidencën e ish-presidentit amerikan Mar-a-Lago, Florida dhe pritet të jenë rreth 250 të ftuar.

Çifti u takuan në Mykonos në verën e vitit 2018 dhe Boulos i propozi Tiffanis në janar 2021 në 'Kopshtin e trëndafilave'  të Shtëpisë së Bardhë ( vetëm disa ditë para se Trump të largohej pas humbjes së tij) me një unazë mahnitëse me vlerë 1.2 milionë dollarë.

Menjëherë pas pranimit,Tiffany Trump ndau gëzimin e saj në rrjete sociale, duke e përshkruar propozimin për martesë të të dashurit të saj si ‘më të veçantën’ e kujtimeve të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse thuhej se çifti do të organizonte dasmën në ishullin grek ku u takuan, rezidenca e Trump u zgjodh përfundimisht vendi ku do të organzihej dasma e tyre.

Sipas Daily Mail, “prova” e pritjes së dasmës u zhvillua mbrëmë në Mar-a-Lago.

Ish-presidenti, i veshur me një kostum blu, endej nëpër ambientet e dekoruara duke përshëndetur të ftuarit dhe duke bërë foto me ta. 

Madje në një moment Trump u fotografua i rrethuar nga gruaja e tij aktuale Melania në njërën anë dhe nëna e nuses dhe ish-it, të tij Marla Maples, nga ana tjetër.

Tiffany 29 vjeç mbante të veshur në fustan të bardhë mahnitës dhe pozoi e buzëqeshur përkrah bashkëshortit të saj të ardhshëm 25 vjeç i cili zgjodhi të vishte një kostum gri me një kravatë rozë për provën e pritjes.