Pas kritikave për burrin aziatik, reagon ashpër 'Ponja e Portokallisë'

Një nga aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë, Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris.

Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez. Aktorja e njohur  e cila është bërë nënë e një djali ka dhënë një intervistë pas shumëkohësh shkëputje.

Por pasi rrjeti mësoi se bashkëshorti i aktores  është aziatik, paragjykimet nuk munguan, për këtë aktorja ka bërë një reagim të ashpër ku shprehet se ajo ka zgjedhur që jeta e saj private të qëndrojë e tillë, prandaj nuk lejon askënd të flasi keq për bashkëshortin që ajo ka zgjedhur.

 

Ajo shkruan se ai është një njeri i mrekullueshëm dhe se nuk do të ënderronte një bashkeshort dhe baba më të mirë për djalin e saj.

Dhe në fund aktorja e humorit thotë: Ju lutem mos më bëni pjesë të klikimeve tuaja.  Jam e lumtur pa  publicitet dhe klikime.  Jam e lumtur pranë familjes sime, larg dritës së prozhektorëve dhe famës.