Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe proteston kundër diskriminimit

Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dalë në një protestë këtë të shtunë në kryeqytetin britanik në kundërshtim me deklaratat e bëra nga Sekretarja Suella Braveman e cila foli për “pushtim” për shkak të numrit të lartë të emigrantëve këtë vit.

Qytetarët kanë mbushur rrugët e Londrës dhe kanë përdorur edhe muzikë shqiptare në sfond.

Ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë por punojnë e paguajnë taksa.

Siç shihet në video, ata nuk e kanë bllokuar qarkullimin teksa ndodhen në trotuar ku pranë tyre ka dhe efektivë policie.

“O sa mirë me qenë shqiptarë”, janë thirrjet që dëgjohen nga shqiptarët në Londër.