Foto/ Gjarpër dhe skena pornografike, Megi Pojani guxon në kërcimin e saj

Megi Pojani ka “ekzaltuar” skenën e “DWTS” teksa risolli gjatë spektaklit kërcimin erotik të aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”.

Moderatorja hyn në skenë e veshur me bikini duke mbajtur një gjarpër në krahë teksa bën lëvizje provokuese dhe të “rrezikshme”. Në një moment, Megi Pojani, ndërsa kërcen me partnerin e saj, pothuajse i zbulohen pjesët intime.

 Ajo e mbylli performancën duke i vendosur takën në kokë balerinit dhe i derdh alkool në fytyrë, skena erotike që nuk lënë vend për imagjinatën.

Jeta private e Megi Pojanit është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Ajo po përflitet për lidhjen me futbollistin Endri Çekiçin.