Bushati tregon foton: Duhet parë projekti 'Belgrad Waterfront' për të kuptuar Portin e Durrësit!

"Rama - Alabaar, Vuçiç - Alabaar: Duhet parë projekti "Belgrad Waterfront" për të kuptuar Portin e Durrësit." - Këtë koment ironik ka bërë sot mbi këto dy foto, analisti Andi Bushati, që ka sjellë në vëmendje se projekti aq i debatueshëm sot i Portit të Durrësit në Shqipëri, është prezantuar vite më parë edhe në Serbi.

Njëlloj siç është shfaqur së fundmi Kryeministri shqiptar Edi Rama, në vitin 2014 është shfaqur me të njëjtin investitor, Mohamed Alabbar, edhe miku i tij, atëherë kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediat serbe të kohës shkruajnë se “Vuçiç shprehu mirënjohjen për investitorin dhe Shefin Eksekutiv kompanisë “Eagle Hills”, Mohamed Alabbar dhe tha se pas përfundimit të këtij projekti Beogradi do të bëhet një nga vendet më të bukura në botë.”

Por, a ka një linjë që i bashkon këto dy projekte në ide, qëllime, synime, tek pasojnë njeri-tjetrin, por edhe te kundërshtitë e mëdha me të cilat janë pritur?! Analistët s’po heshtin.