Kapen mbi 50 kg kanabis në Elbasan, arrestohen 4 persona me lidhje farefisnore

Forca Operacionale e Elbasanit ka finalizuar ditën e sotme një operacion tjetër në fushën e narkotikëve në një nga fshatrat e Krrabës.

Sipas burimeve për SYRI-n, janë sekuestruar mbi 50 kg hashash i cili ishte bërë gati për shitje.

Deri tani janë arrestuar rreth 4 persona me lidhje farefisnore me njëri tjetrin droga ishte fshehur në një kasolle.