Sulmi i ri i Erdoganit ndaj Greqisë dhe SHBA-së: Biden po fsheh terroristë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar sërish fqinjin e tij Greqinë po edhe SHBA-në.

Erdogan ka akuzuar këto shtete për mbështetje të organizatave terroriste (nënkupton gylenistët) përmes qendrës së mikëpritjes në Lavrio, ndërsa shprehu dhe revoltën e tij për praninë amerikane në portin e Aleksandoupolit.

Gjuha e përdorur nga Erdogan për qeverinë amerikane dhe Biden ishte veçanërisht e ashpër, pasi ai u shpreh se presidenti amerikan fshihte terroristë dhe konkretisht Fethullah Gylen, kreu e “FETO’’, shkruan media greke Prothema. 

Në deklaratat e presidentit turk shihet qartë se ai vë bast veçanërisht për ndryshimin e forcave në Kongres në favor të republikanëve në mënyrë që të ketë zhvillime positive në çështjet që kanë të bëjnë me vendin e tij.

Konkretisht ai tha se muajin e ardhshëm (kur të ketë mbaruar numrimi i votave për në Senatin amerikan) ’shpresoj se do kemi lajme të mira.’