Ne vlejmë: shqiptarët e kontrabanduar në UK: Jemi të emocionuar për të ardhmen

Gazetarja e medias britanike Skynews, Lisa Holland ka marrë në intervistë dy emigrant shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone dhe që kanë kërkuar azil.

Ata shprehen se ne kemi ardhur në Britani për një jetë më të mirë pasi jeta në Shqipëri është e padurueshme.

Shkrimi i plotë:

Pesë ditë pasi u fut në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe me një kamion, shqiptarja Iva Memaj, thirri në numrin e telefonit pa pagesë të Home Office për të kërkuar azil.

“Ndihem shumë e emocionuar për të ardhmen time’ tha Memaj.

“Këtu ndihem e sigurtë.’

Iva tha se mbërriti në Angli me një kamion dhe më pas u prit nga një mik.

Ajo tha se shoferi rumun nuk mori kurrë 18.000 paundët që priste.

Tani ajo po përpiqet të regjistrojë ardhjen e saj në Home Office në linjën e saj të veçantë telefonike- duke hyrë në sistemin për të cilin ajo e di se mund të duhen vite për të përpunuar aplikimin e saj.

Por ajo beson se ia vlen të presësh, duke na thënë se jeta në Shqipëri është e padurueshme.

E pyeta Ivën, 31 vjeçe, e cila ishte agjente burse në Shqipëri, pse do të ndërmerrte këtë udhëtim kaq të rrezikshëm në pjesën e pasme të një kamioni.

Ajo tha:

''Nuk ka kuptim, por kur shikon Shqipërinë dhe mundësitë që ajo u jep të rinjve do të ketë një kuptim.'

“Unë thjesht dua të jetoj në një mjedis të lumtur. Unë thjesht dua të jetoj në një mjedis të sigurt. Unë dua të jetoj në një shoqëri që është e mirëstrukturuar dhe e organizuar mirë. Nuk dua të jetoj më në kaos.’

Na shikoni si njerëz të denjë

Iva është pjesë e asaj që Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman e ka quajtur ‘një pushtim’ të emigrantëve, me shifra që vijnë nga Shqipëria në rritje.

Shumica dërrmuese udhëtojnë me gomone, duke paguar kontrabandistët, për të kaluar Kanalin si miku i Ilvës, 26 vjeçari Denis Arapi, i cili është gjithashtu nga Shqipëria.

Iva dhe Denis të cilët të dy thonë se janë të arsimuar, na thanë se duan të flasin për SkyNews për shkak ‘të stigmës’ që rrethon azilkërkuesit shqiptarë.

“Pse i shohin emigrantët si problem’ tha Denis.

“Filloni të na shihni si njerëz të denjë.’

Qeveria britanike tha se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe shumë azilkërkues po abuzojnë me sistemin duke pretenduar se janë viktima të skllavërisë moderne.

Ajo është zotuar gjithshtu të thyejë ‘modelin e biznesit’ të kontrabandistëve.

Si rekrutojnë kontrabandistët

Denis na dha një pasqyrë të rrallë se si kontrabandistët i bindin njerëzit të shkojnë me bandat e tyre kriminale në Britaninë e Madhe.

Denis i cili punonte në një spital privat si kordinator në Shqipëri, tha se kur kaloi Kanalin në korrik, ai foli me shqiptarë të tjerë në gomone dhe gjysma e tyre po planifikonin të kërkonin azil , por ndërkohë që ata presin që kërkesat e tyre të përpunoheshin të punonin në ndërtim.

Ai pretendon se një e katërta e të rinjve në gomone thanë se do të do të lidheshin me bandat kriminale që i kontrabanduan me të mbërritur në Britaninë e Madhe dhe të mos kërkonin azil.

Denis tha:

''Ata (kontrabandistët) e dinë se sistemi ështëi thyer dhe ata e përdorin këtë si një pikë të fortë për të bindur njerëzit që ta bëjnë këtë.’

“Thonë ‘nuk do të marrësh kurrë letrat e azilit’, ‘nuk do të integrohesh kurrë në shoqëri.’ Ata thonë: Ka raste që kanë më shumë se tre vjet dhe nuk marrin leje pune. Ata i bindin që nuk mund të bësh asgjë tjetër përveçse të bashkohesh me bandat.’

Autoritetet britanike thonë se nga më shumë se 12.000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit, rreth 10.000 janë burra beqar të rritur.

Shumë e vështirë për të marrë një vizë

Denis tha se është shumë e vështirë të marrësh një vizë për të ardhur në Britaninë e Madhe.

'Kërkimi i azilit është e vetmja mundësi për të qënë këtu.’

Ai tha pa para në llogarinë tënde bankare, nuk mund të marrësh vizë.

“Unë prisja që kur të mbërrija, sistemi i azilit në Britaninë do të vlerësonte emigrantin.’

Iva tha:

''Unë dua të bëj gjëra ligjore këtu. Unë jam një person i denjë. Mund të integrohem në shoqëri.’

“Zgjodha mënyrën e duhur për të jetuar jetën time. Shqiptarët kanë një reputacion të keq për këtë, por unë jam një nga shqiptarët që nuk jam pjesë e shoqërisë së kontrabandës dhe nuk do të doja të zgjidhja këtë rrugë.’

Iva Memaj