Aaron Carter zbulon sekretin e Hilary Duff pak përpara se të gjendej i pajetë

Aaron Carter u gjet i pajetë në banesën e tij më 5 nëntor, konfirmoi përfaqësuesi i tij për E! News. Ai ishte 34 vjeç.

“Është me keqardhje të thellë të raportosh se Aaron Carter u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Palmdale,”- tha përfaqësuesi i muzikantit në një deklaratë.

TMZ, duke cituar burime të zbatimit të ligjit, raportoi se ishte bërë një telefonatë 9-1-1, duke vënë në dukje se një burrë ishte mbytur në banesë

Mirëpo, më herët gjatë një intervistë të dhënë nga aktori i ndjerë kohë më parë, ai pranoi se ka qenë i dashuri i parë i Hilary Duff.

“Unë dhe Hilary humbëm virgjërinë me njëri-tjetrin në një hotel… në Los Angeles. Mendoj se ishte ditëlindja e saj, ndoshta e 13-ta, por nuk më kujtohet. Miqtë e saj erdhën brenda dhe ne thjesht u bërtitëm që të largoheshin ”, thoshte ai më përpara.

Më herët, Hilary Duff bëri reagim prekës për ish të dashurin e saj të ndjerë, Aaron Carter.

Ajo publikoi një shkrim për Aaron, duke shkruar: “Për Aaron – Më vjen thellësisht keq që jeta ishte kaq e vështirë për ty dhe që u desh të luftoje para gjithë botës. Ti kishe një sharm që ishte absolutisht i zjarrtë… djali që e bëri veten time adoleshente ta donte thellësisht. I dërgoj dashuri familjes tënde në këtë kohë. Pusho i qetë,”.

Kujtojmë se Duff dhe Carter u lidhën së bashku në vitin 2001 dhe në vitin 2003 i dhanë fund marrëdhënies së tyre.