Moska: Putni është shumë izënë për të marrë pjesë në G20

Vladimir Putin nuk do të shkojë në samitin e G20 javën e ardhshme sepse ai është shumë i zënë, është shprehur Kremlini.

Dmitry Peskov zëdhënësi i presidentit, tha se plani i Putinit nënkuptonte se ai nuk mund të largohej nga Rusia për takimin që do të zhvillohet më 15 dhe 16 nëntor.

“Ky ishte vendimi i kreut të shtetit, duke pasur parasysh orarin e tij dhe domosdoshmërin e qëndrimit të tij në Federatën Ruse’’ tha Peskov.

Peskov u shpreh pasi një analist politk rus u shpreh se Putin mund të anashkalojë takimin sepse ka frikë se do të vritet pse do të poshtërohet nga qeveritë e tjera.

Sergej Markov pretendoi se shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe, SHBA-së ose të Ukrainës mund të përpiqen të largojnë Putnin në takim, i cili do të zhvillohet në Indonezi.

Ai gjithashtu teorizoi se Putini ka frikë se mos poshtërohet dhe se ai nuk dëshiron të përballet me liderë të tjerë pas tërheqjes nga Kherson, sepse ata do të përpiqen t'i bëjnë presion atij për një kapitullim të plotë.

Markov është në mesin e një numri të rusëve të shquar që kritikojnë qeverinë për dorëzimin në Kherson.

Markov shkroi: "Arsyet se pse Putin nuk shkon në G20 janë serioze -

'1) Ekziston një mundësi e madhe për një atentat ndaj Putinit nga shërbimet speciale të SHBA, Britanisë dhe Ukrainës.

'2) Mundësia e situatave poshtëruese. Për shembull, një aktivist social me aftësi të kufizuara rrëzon Putinin - si rastësisht - dhe të gjitha mediat botërore do të shkruajnë në foto:  "Presidenti i Rusisë është ulur me të katër këmbët".

“Jam i sigurt se kjo lloj situate po planifikohet nga disa perëndimorë krejtësisht të çmendur.

'3) Pas humbjes në Kherson, statusi i Rusisë si një shtet i madh është i diskutueshëm. Ata do të bëjnë presion dhe do të kërkojnë kapitullim të butë.'

Ai - mes zërave të tjerë të shquar - ka kritikuar regjimin për pengesën e fundit ushtarake.

"Nëse Rusia dëshiron të fitojë, ne duhet ta kthejmë ekonominë në një regjim ushtarak," tha ai.

“Ky vendim tashmë është gjashtë muaj me vonesë. Duhet të jemi më të ashpër. Më të ashpër. Dronët, komunikimet, raketat dhe predha duhet të prodhohen nga fabrikat tona 24/7.'