NË FOTO/ Shqiptarët që janë nisur nga Roma për protestën dhe boksieri Bramellari nga Manhatan!

Në protestën kombëtare kundër qeverisë Rama priten të marrin pjesë,  edhe emigrantë shqiptarë që janë nisur posaçërisht nga shtetet ku jetojnë për të shprehur revoltën e tyre.

Deputeti i PD-së Edi Paloka njoftoi sot se një grup shqiptarësh janë nisur drejt Tiranës. “Nga aeroporti i Romës deri në Manhatan, - shkruan Paloka krahas fotografive, - shqiptarët dërgojnë mesazhin e tyre për protestën. Një grup shqiptarësh që janë nisur nga Roma për protestën dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan, NY!