'Nëse Messi fiton Topin e Artë, unë do ta lë futbollin', Ronaldo hedh 'bombën' e radhës

Në një intërvistë të dhënë për gazetarin francez Thierry Marchand, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se largimi i tij nga Juve lidhet me rivalitetin që ka me Lionel Messin.

“Është kaq e lehtë të qëndrosh në majë kur je i suksesshëm, të mos largohesh nga zona jote e rehatisë”, tha Ronaldo.

“Guxova të vij në Torino për të ndryshuar klubin, ligën, kulturën e futbollit. E kam vënë veten në rrezik. E mora këtë rrezik që, jam i sigurt, më bëri të humbas Topin e Artë”, u shpreh ylli portugez.

Para se të transferohej tek Juventusi, Ronaldo kishte fituar Ligën e pestë  të kampionëve tek Real Madrid dhe në vitin 2018 ishte një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë atë vit.

Nuk pendohem për asgjë, por mendova nëse Messi fiton Topin e Artë këtë vit [2018], unë do ta lë futbollin!

Megjithatë, Ronaldo përfundoi i dyti atë vit pasi ish-shoku i tij i skuadrës Luka Modric u emërua si lojtari më i mirë.

Nga ajo kohë Messi e ka fituar Topin e Artë dy herë,në vitin 2019 dhe më 2021.

Ronaldo ka shënuar 101 gola në 134 ndeshje që ka luajtur me Juventusin, duke fituar dy tituj Lige, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa.