Bundesliga/ Monchengaldbach triumfon me ‘poker’ ndaj Dortmundit

Borussia Monchengaldbach-Borussia Dortmund dhuruan 6 gola në sfidën hapëse të javës së 15-të të Bundesligës.

Vendasit triumfuan me poker ndaj “verdhezinjve” në një takim që ishte i luftuar nga të dyja anët.

Hofmann zhbllokoi sfidën në minutën e 4’, duke i dhënë avantazhin ekipit të trajnerit Farke.

Ndërsa në minutën e 19’ Barndt barazoi për skuadrën e Terzic.

Në minutën e 26-të Bensebaini u dhuroi golin e dytë vendasve, ndërsa 4 minuta më pas Thurman realizoi golin e tretë për Monchengladbach.

Nga ana tjetër Schlotterberck realizoi golin e dytë dhe të fundit për Dortmund në minutën e 40.

Vendasit nuk u kënaqën me tre gola, pasi në minutën e 46’ Kone gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi “poker” ekipit të tij.

Pas javës së 15-të të Bundesliga Dortmund qëndron në vend të gjashtë me 25 pikë, ndërsa Monchengladbach ngjitet në vend të shtatë me 22 pikë.