Thirrja e Agron Dukës: Mos mungoni në protestë, të ndalim qeverisjen anormale

Kreu i PAA, Agron Duka, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv protestën e cila do të mbahet nesër nga opozita dhe aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Agron Duka deklaroi se pushteti vendor në Durrës është i përqendruar në pesë duar ndërsa shtoi se durrsakët kanë një arsye më shumë për të protestuar.

"S'mund të mbarosh punë dhe të marrësh shërbime në Bashkinë e Durrësit që e ka për detyrë, nëse nuk kalon në duart e pesë personave.

Kjo i ngjall revoltë njerëzve. Mendoj se është një arsye më shumë që njerëzit të marrin pjesë në protestë.

Ne e kemi për detyrë që të jemi prezentë në protestë. Nëse unë i kam bërë thirrje njerëzve aq sa kam unë që të vijnë në protestë, këtë radhë e kam bërë shumë më shumë dhe duhet të jenë patjetër atje.

Situata anormale politike na detyron t’i japim zgjidhje kësaj pune."-tha Duka.