Çani: Edi Rama e ka mbushur kupën, s’pyet për ligje! Opozita duhet ta rrëzojë sa më parë

Gazetari Arian Çani komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv protestën e opozitës e cila do të mbahet ditën e nesërme.

Çani deklaroi se duhet ta rrëzojë Edi Ramën i cili është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën pasi nuk pye tpër asnjë ligj.

"Opozita duhet të rrëzojë një njeri që është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën. Bën çfarë ka qejf dhe nuk pyet për ligjet.

Nuk është se ky ka tre vjet në pushtet dhe hajde të ndihmojë publikun se ky po e tepron pak, ky e ka mbushur kupën.

Opozita duhet të mendojë ralisht për skemat si rrëzohet ky."-tha Çani.