Gjokutaj: Jemi në autokraci! Grupi i Alibeajt i shitur, voton PPP-të e Edi Ramës

Avokati Genc Gjoktaj i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv deklaroi se Shqipëria është në një autokraci.

Gjokutaj tha se kemi të bëjmë me një krizë politike pasi një pjesë e opozitës, duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, është e shitur pasi voton PPP-të e Edi Ramës.

"Krizë polike. Kemi krizë ekonomike dhe energjetike. Të gjitha këto janë vetëm nga kjo mazhorancë dhe ky person në krye të qeverisë.

Kemi një pjesë të opozits që është e shitur dhe voton PPP-të e Edi Ramës."-tha Gjokutaj.