", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/11/auto_01-titanic-discovery_01668197243.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Ja si duket tani 'Titanic', anijes më të famshme do t’i duhen 2 dekada që ajo të zhduket plotësisht!

Edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull nga kjo tragjedi, në fund të Oqeanit Atlantik, anija e famshme është “gllabëruar” nga bakteret dhe është shkatërruar plotësisht.

Sipas ekspertëve, do të duhen edhe dy dekada që anija të zhduket plotësisht.

“Titanik” ishte 269 metra i gjatë, 28 i gjerë, 32 metra i lartë dhe peshonte 46,000 tonë. Motori i anijes punonte me qymyr, i cili ushqehej nga 176 djegës dhe çdo ditë anija hidhte 100 tonë hi në oqean.

Në bord kishte 20 varka shpëtimi, katër prej të cilave ishin të papërdorshme. Ndalesa e fundit e Titanikut është fundi i Oqeanit Atlantik në një thellësi prej 3748 metrash nën sipërfaqen e ujit.

Pas 73 vjetësh nga fundosja, anija u gjet dhe me të u gjetën rreth 1000 artefakte, të cilat më vonë u gjetën në muzetë në mbarë botën.