'Kherson është i yni', Zelensky publikon videon e ukrainasve që festojnë rimarrjen në kontroll të qytetit (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video me momente emocionuese dhe festive nga qyteti i Kherson, pasi trupat ruse u tërhoqën.

“Khersoni është i yni. Sot është një ditë historike. Ne kthyem Kherson. Tani për tani, mbrojtësit tanë janë në periferi të qytetit. Por njësitë speciale janë tashmë në qytet”.

Videoja është filmuar në Kherson dhe tregon njerëz me flamuj ukrainas, të cilët po festojnë fitoren e këndojnë këngë patriotike.

Kujtojmë se Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës deklaroi më herët se Forcat e Armatosura të Ukrainës kishin hyrë në qytetin e Khersonit. Ukraina po rimerr kontrollin mbi qytetin.