Arrestohet bosi shqiptar që drejtonte bandën e drogës në Gjermani

27-vjeçari shqiptar Rismir Hoxha i cilësuarsi bosi i bandës së drogës në Neumunster është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Siç raportojnë mediet e huaja Hoxha është parë se përdorte makina luksoze, të parkuara përpara një blloku të rrënuar banesa, thuajse çdo javë të ndryshme.

Një nga qiramarrësit e shqiptarët thotë se dyshonte se ishte një njeri i përfshirë në trafikun e narkotikëve, “Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, ka thënë ai.