Princ Harry do të padisë 'The Crown': Seriali tenton të ulë figurën e princeshë Dianës

Pas vdekjes së Mbretëreshës, sezoni i pestë i dramës mbretërore në ‘Netflix’ ka sjellë një pakënaqësi tek Princ Harry.

Thuhet se padija ka të bëjë me skena në cilat Princ Philip kishte lidhje me një shoqe e cila sjell në kujtesë momentet tragjike mes Dianës dhe Paris.

Drama ka një buxhet shumë të lartë ku Dominic West 53 vjeç, qëndron në rolin e babait të Harrit, i cili mbrojti vendimet që ata kishin marrë.

Tanimë ekspertët ligjorë dhe burime mbretërorë kanë pohuar se pavarësisht kësaj, Duka i Sussex mund ta padisë shfaqjen e cila pritet të dalë.

Barrister Lynette Calder tha: "Ka të bëjë me kontekstin, kështu që në përgjithësi diçka që synohet si trillim,  nuk do të konsiderohet si shpifje sepse njerëzit duhet ta dinë se është fiktive”, raporton ‘The Sun’.

Po ashtu, Tre Llover avokati nga Los Angelos beson se Harry mund të jetë në gjendje të sjëllë ‘The Crown’ në gjykatë.

Ai tha: “Princi Harry me siguri mund të padisë Netflix-in për shpifje nëse 'The Crown' në ndonjë episod të mëvonshëm përfundon duke e përshkruar atë në mënyrë të rreme.
Por nësë kjo shfaqje përfundon duke përhapur gënjeshtra për Princ Harryn, ai do duhet të tregojë se producentët e dinin se përshkrimet ishin të rreme dhe ata nuk e respektuan të vërtetën. "

Gjithashtu në vend të padisë, ekspertët besojnë se Harry mund të ndikojë në shfaqje, pasi ai dhe Meghan nënshkruan marrëveshjen televizive prej 133 milion funtesh me ‘Netlix’në vitin 2022.