Gjuha fyese e Ramës, Islami: Kriminel që ndjen se i ka ardhur fundi! Tenton të fshehë aferën e Portit të Durrësit

Ish-deputeti Kastriot Islami komentoi në emisionin 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku gjyhën fyese të Edi Ramës ndaj opozitës.

Islami deklaroi se kryeministri Rama është në gjendje të rëndë për shkak të keqqeverisjes ndërsa shtoi se kreu i ekzekutivit përdor fjalor vulgar për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive si Porti i Durrësit apo inceneratorët.

Sipas Islamit, Edi Rama është një sekser dhe po luan lojën e dikujt tjetër ndërsa ngriti akuza të forta kur tha se është i lidhur me trafikantët. Islami tha se Rama është sjellë keq me prindërit e tij dhe me të gjitha gratë.

"Keqqeverisja grumbullohet po t’i marrim të gjithë elementët, boshatisja e vendit, përkeqësim i situatës dhe në vitet që vjen Shqipëria mund të jetë një vend pa shqiptarë ose me pak shqiptarë.

Ai shpeshherë luan blofin, për të hequr vëmendjen nga diçka tjetër të përdori fjalor vulgar që të detyrojë të tjerët të merren me fjalorin e tij.

Ai është njeri fake, pa brum. Ai shpeshherë do që të zhvendosë vëmendjen për të mbuluar një skandal si Porti i Durrësit apo inceneratorët.

Mban afër oligarkët, skandale pafund që kur ka ardhur në qeveri. Futja e kriminelëve në parlament, dhënie tenderash e PPP, oligarkëve, qeverisje e dështuar totalisht, qeverisje kriminale dhe e korruptuar.

Natyrisht një variant është që ai të jetë lodhur nga kjo gjë dhe tani po i vjen fundit. Rama është sekser, lojtar që luan lojën e dikujt tjetër. Mesa duket i ka ardhur fundi dhe thotë iki tani se vjen një tjetër.

Ka frikë se ku do shkojë pasi të ndodhi kjo gjë. Kur ai të largohet, të gjithë do i largohen. Ai mund të kthehet në viktimë e keqqeverisjes.

I ka dalë në media që është sjellë keq me prindërit e tij, me të gjitha gratë, pra ai ka një sërë gjërash në rekordin e tij."-tha Islami.