VIDEO/ Grabitet pika e këmbimit valutor në Divjakë, autori i maskuar dhe me kallashnikov merr paratë

Një person i maskuar ka hyrë me kallashnikov në një pikë këmbimi valutor në Divjakë dhe ka marre një sasi parash prej 500 mijë lekësh. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme.  

Sipas të dhënave, autori i maskuar i armatosur me kallashnikov ka hyrë brenda dyqanit dhe ka mbushur armën, duke detyruar punonjësit te mos lëvizin dhe ka marre çka gjetur.

Një tjetër person i maskuar e priste me motoçikletë janë dyqanit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët. Autorët kanë përfituar nga fakti se gjithë policia e Divjakës ka qenë e angazhuar me plagosjen e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së pikës së këmbimit të parave, por ata kanë qenë të maskuar dhe vështirë se identifikohen në pamje.

Policia Divjakë / Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.