Grabitja në Divjakë, Korreshi: Policia në drejtim të paditur, shteti i shpartalluar

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale një grabitje me armë të ndodhur mesditën e sotme në qendër të Divjakës.

Korreshi shprehet se Divjaka është në gjendje lufte ndërsa thekson se kanë qenë tre autorë të cilët janë larguar në drejtim të paditur pasi grabitën Agjencinë e Western Union.

Deputeti shkruan në Facebook se shteti është në kaos dhe këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shteti të shpartalluar. Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Statusi i Saimir Korreshit
Divjaka në gjendje lufte vetëm së kësaj radhe nuk bëhet më lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm.

Në qendër të Divjakës sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar Agjensia e Western Union. 

Në ato momente Policia ka qenë në drejtim të paditur dhe pikërisht në drejtim të paditur ikën dhe autorët. 

Shteti në kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar.