Borel: Moska përdor ushqimin si armë, agresioni është shkaku i krizës globale

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në Paris se agresioni rus kundër Ukrainës është shkaku kryesor i krizës globale të shumëfishtë dhe se Moska përdor ushqimin si armë lufte.

Borrell shkroi në 'Twitter' se Forumi i sotëm i Paqes në Paris po diskuton gjetjen e mënyrave për të zgjidhur krizën në rritje në sektorët e energjisë, ushqimit dhe inflacionit.

"Ne do të dalim nga kriza e shumëanshme duke përcaktuar qartë se kush është përgjegjës dhe duke mbështetur Ukrainën dhe vendet në zhvillim për t'u marrë me pasojat e luftës," tha ai.

“Bashkimi Europian luan rolin e tij. Agresioni rus kundër Ukrainës është shkaku kryesor i kësaj multikrize globale”, tha Borel në botim.

Borel shtoi se konkurrenca e pashmangshme ndërkombëtare pengon bashkëpunimin global, i cili është shumë i nevojshëm për momentin.

"Ne duhet të shmangim zgjerimin e mëtejshëm të hendekut midis Veriut dhe Jugut dhe Lindjes dhe Perëndimit," shkroi ai.