VIDEO/ Aktori i shokon të gjithë, zhvishet në mes të emisionit dhe tregon të pasmet

Ylli i “Aquaman” Jason Momoa, është zhveshur në mes të intervistës së tij në “Jimmy Kimmel Live”, duke treguar vetëm të brendshmet e tij tradicionale Havajane.

“Në fakt nuk më pëlqen të vesh më rroba,” i tha Momoa prezantuesit në episodin e së mërkurës mbrëma.

“Unë e mbaj çdo ditë. I vesh gjatë gjithë kohës,” vazhdoi aktori, duke shpjeguar se ai filloi të vishte të brendshmet ndërsa xhironte serialin e tij Apple TV+, “Chief of War”.

“Është e gjitha Hawaii i viteve 1780, 1790. Kjo është ajo që vesh çdo ditë. Sapo po bëhesha gati për rolin dhe më pëlqen të futem në karakter”, shtoi ai.

Kimmel e pyeti: “A e vesh këtë nën rroba tani?”  ndërsa Momoa iu përgjigj: “Sigurisht”.

Alumi i “Game of Thrones”, i cili kishte veshur kostumin e tij nga filmi i ardhshëm i Netflix “Slumberland”, filloi të hiqte gjithçka.

Ai u ngrit në këmbë ndërsa publiku i studios brohoriste dhe pasi hoqi rrobat, aktori u kthye duke treguar të pasmet e tij.

“Më lejoni t’ju them, kurrë nuk jam ndjerë më shumë si Danny DeVito sesa tani,” tha Kimmel.