Argjentina publikon listën për Kupën e Botës, grumbullohet Dybala

Kombëtarja argjentinase ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror.

Trajneri, Lionel Scaloni ka njoftuar listën me 26 lojtarë për rrugëtimin e tyre në Katar.

Lajm i mirë për kombëtaren argjentinase është rikthimi në kohë i Paulo Dybala.

Ylli i skuadrës, Leo Messi do udhëheq Argjentinën në Botërorin e tij të pestë dhe synon të fitojë atë për herë të parë.

Me ekipin do jenë yje si: Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Rodri De Paul, Leandro Paredes, Julian Alvarez.