SYRI TV/ I kapur në flagrancë, Rama mbron aferën e Portit të Durrësit, sulmon opozitën

Kryeministri Edi Rama vijoi sulmet ndaj opozitës, pas akuzave për aferën e  Portit të Durrësit dhe misterit të pronarëve që do të marrin më shumë se 800 mijë metra katërore tokë.

Reagimi i kryeministrit, erdhi pas deklaratatve të kryetarit të PD, Sali Berisha i cili u shpreh se pas aferës së Durrësit fshihen vëllezërit Kariç, të cilët janë të njohur për lidhje me presidenin bjellorus Lukashenko.

Por Rama i cilësoi akuzat, haluçinante pa dhënë një përgjigje se kush janë aksioneret e kompanisë që qeveria po u fal portin e Durrësit. 

‘Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed’, u shpreh Rama.

Kompania me të cilën qeveria po lidh marrëveshjen për portin e Durrësit, rezulton në 40  perqind në pronësi në Muhamed Alabar, ndërkohë që nuk dihet ende se kush zotëron  shumicën, prej  60 përqind të kësaj  kompanie.