Nuk gjen qetësi nënkryetari i bashkisë, pasi iu dogj makina, gjendet në një fushë me duar e këmbë të lidhura

Një sulm i paprecedent dhune ka ndodhur ndaj nënkryetarit të bashkisë së një qyteti të vogël francez që i përket Normandisë.

Të mërkurën në mesditë, nënkryetari i bashkisë së Saint-Côme-du-Mont, Bernard Denis, u gjet me lëndime në fytyrë dhe duar dhe këmbë të lidhura. “Bernard Denis u gjet në një fushë pranë bashkisë së fshatit, me plagë në fytyrë dhe gërvishtje në duar e trup”, tha prokurori Michaël Giraudet, për AFP.

Politikani francez u transferua menjëherë në spitalin e Saint Lô për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe iu nënshtrua “testeve mjekoligjore “, sipas prokurorit.

Përveç kësaj, një hetim për dhunë të rëndë iu caktua grupit hetimore të Saint-Lô me mbështetjen e njësisë së hetimeve kriminale të xhandarmërisë kombëtare. Ky nuk është sulmi i parë që merr Bernard Denis. Në të kaluarën ai ka qenë viktimë e zjarrvënieve kur i janë djegur garazhi dhe vetura në shtëpinë e tij, ndërsa ka marrë edhe kërcënime me vdekje.