Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish lojtari i Teutës

Ndahet në mënyrë të parakohshme nga jeta ish-volejbollisti i Teutës, Ened Kosova.

Lajmin e trishtë e dha Federata Shqiptare e Volejbollit përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i shprehu ngushëllimet familjes së 39 vjeçarit. Kontributi i tij për ekipin durrsak ka qenë i madh.

Në faqen zyrtare të FSHV-së shkruhej: “Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet e saj familjes së Ened Kosovës, një ish-volejbollisti me të rinjtë, por edhe një mbështetësi të çmuar të skuadrës së volejbollit të Teutës, që u nda papritur nga jeta në moshën 39-vjeçare.

U prehtë në paqe!”