Kina lehtëson kufizimet e udhëtimeve me avion jashtë vendit

Ndryshimet kanë të bëjnë me ndalimin e fluturimeve, testimin dhe kohën e karantinës.

Kina është ekonomia e fundit e madhe që mban politika strikte të parandalimit të COVID, me kufijtë e saj ende të mbyllur fort për shumicën e shtetasve të huaj.

Cilat janë kufizimet e fundit të udhëtimit në Kinë?

Pasagjerët në fluturimet hyrëse për në vendin aziatik tani do të duhet të tregojnë vetëm një test negativ PCR të marrë brenda 48 orëve para hipjes, sipas shënimit të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës. Më parë kërkoheshin dy teste PCR negative.

Të ardhurit ndërkombëtarë tani duhet të karantinohen për tetë ditë në vend të dhjetë, ndërsa zyrtarët nuk do të regjistrojnë më kontakte dytësore për gjurmim - duke lejuar shumë njerwz që të shmangin karantinën.

Në njoftimin e sotëm i është dhënë fund edhe mekanizmit të diskutueshëm të ‘ndalimit’ Ky rregull shumë i kritikuar nënkupton që të gjitha fluturimet ndërkombëtare për në Kinë mund të ndalohen për një deri në dy javë kur një numër "i lartë" i pasagjerëve të infektuar zbulohet në mbërritje.

Si janë rastet me COVID në Kinë për momentin?

Ndryshimet e kufizimit të udhëtimit vijnë në mes të një rritjeje të rasteve me COVID në Kinë.

Rastet e COVID kanë shkuar në nivelin e tyre më të lartë në muaj, me zyrtarët që thonë se ka rreth 4,000 zona me rrezik të lartë në të gjithë vendin.

Politika zero-COVID e Pekinit shpëtoi jetë, me Kinën që është strehë e 18 për qind të popullsisë së botës, megjithëse kjo politikë e ka goditur ekonominë dhe ka kufizuar rëndë jetën e qytetarëve.

Disa spekulojnë se lehtësimi i kufizimeve mund të rrjedhë nga rritja e zemërimit publik në Kinë ndaj masave të bllokimit. Ka pasur protesta sporadike dhe kritika në internet  ndaj politikave, me 200 bllokime në vend në të gjithë Kinën.