Alarmi në aeroportin e Athinës, i dyshuari i kërkuar nga CIA është turk: Pjesë e një organizate terroriste

I dyshuari për thrillerin në fluturimet e Emirates është identifikuar.

Sipas informacioneve të Protothema.gr, bëhet fjalë për një shtetas turk 35-vjeçar, i cili do të kryente një akt terrorist në fluturimet që do të niseshin nga aeroporti “Eleftherios Venizelos: i Athinës drejt Nju Jorkut në datat 10 dhe 11 nëntor.

35-vjeçari kishte tentuar të merrte një vizë për të udhëtuar në Nju Jork si refugjat dhe besohet se është anëtar i një organizate terroriste.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte hyrë në Greqi nga Turqia dy vite më parë dhe banonte në Athinë me status azil.

Ai kishte aplikuar për azil dhe autoritetet greke i kishin dhënë një leje të përkohshme qëndrimi deri në vitin 2025.

Sipas të njëjtave informacione, burri nuk ishte në asnjë fluturim.

Kujtojmë se pas informacioneve të CIA-s, të vlerësuara si serioze nga EYP, se në bordin e fluturimit të kompanisë nga Athina ndodhej një pasagjer i dyshimtë, njëri është imobilizuar përpara se të ngrihej dhe i dyti është kthyer në tokë në Athinë.