Dhunë në familje, djali godet prindërit në Kolonjë, babai vajzën në Pogradec

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar nga Tirana, i cili ka dhunuar prindërit e tij në Kolonjë dhe një 71-vjeçar nga P[Pogradeci, i cili ka rrahur të bijën. Kjo e fundit është larguar nga shtëpia, pasi fillimisht mori ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 71 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë.