Botërori 2022: Spanja publikon listën, Luis Enrique 'fik' ish-kapitenin

Spanja ka publikuar listën e Botërorit të Katarit, e cila do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

Trajneri Luis Enrique ka grumbulluar 26 futbollistë, ku bie në sy mungesa e Sergio Ramos (luan te PSG), dhe portieri i Manchester United, David De Gea.

Spanja do të debutojë në datën 23 nëntor kundër Kosta Rikës, do të përballet me Gjermaninë në datën 27 dhe do të mbyllë fazën e grupeve më 1 dhjetor kundër Japonisë.

Lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Robert Sánchez dhe David Raya.

Mbrojtës: Dani Carvajal, César Azpilicueta, Eric García, Hugo Guillamón, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba dhe Gayá.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri dhe Koke.

Sulmues: Ferran Torres, Sarabia, Yeremy Pino, Morata, Asensio, Nico Williams, Ansu Fati dhe Dani Olmo.