SYRI TV/ Urdhëroi përjashtimin e 2 deputetëve, Korreshi: Kërkuam që Ramës t’i bëhet testi drogës

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sekretariati për procedurat, votimin dhe etikën, vendosi përjashtim me 10 ditë nga punimet e komisoneve parlamentare dhe seancës plenare, për deputetët e PD, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Masa disiplinore ndaj dy deputetëve të opozitës, u vendos, me pretendimin se kanë thyer etikën  parlamentare, duke përdorur fyerje ndaj kryeministrit, ndërsa mazhoranca pretendon se ndoshta kanë qenë të dehur.

Por deputeti i Partisë Demokratike Saimir Koreshi, deklaroi se partia socialiste nuk solli prova për asnjë nga fyerjet që janë përdorur, ndërkohë që kërkoi  të bëhet testi i drogës për kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, deputeti Bledion Nallbati, solli në vemendje, gjithë fyerjet e kryeministrit ndaj opozitës, në seancën e ditës së mërkurë, duke theksuar se ishte Rama ai që dha udhërin për përjashtimin e dy deputetëve demokratë.

Edhe një ditë më parë, Rama vijoi me gjuhën denigruese dhe epitetet fyese, ndaj deputetëve të opozitës, gjatë prononcimit për medias, pas mbledhjes së kryesisë së PS.