Tragjedi në Argjentinë: futbollisti kryen vetëvrasje pasi e larguan nga klubi

Një tjetër tragjedi trondit futbollin argjentinas. Samuel Rebollo, lojtari i të rinjve të Aldosivit, ka kryer vetëvrasje pak ditë më parë. 20-vjeçari stërvitej në divizionin e katërt që nga fillimi i vitit 2022 dhe ëndërronte të luante në nivele të larta. Ai priste të nënshkruante kontratën e tij të parë profesionale, por klubi i tregojë “derën”. Një vendim që ai nuk arriti ta përballonte emocionalisht dhe kreu aktin e rëndë.

 

Është rasti i dytë i vetëvrasjes në pak më shumë se dy vjet te skuadra e Aldosivit: në gusht 2020 Leandro Latorre (18) kreu vetëvrasje për të njëjtën arsye. Gjithashtu, ka pasur një rast të ngjashëm muajin e kaluar: Rodrigo Rodriguez, një lojtar i të rinjve të Gimnasia, u shpëtua nga anëtarët e familjes, të cilët shmangën tragjedinë. I riu u shtrua në spital për disa ditë dhe më pas u shërua.