12 nëntori/ Garo takime me banorët e Degës 8: Të rinj e të vjetër po shohin një rreze shprese!

Zëdhënësja dhe njëherazi anëtarja e Kryesisë së PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar takime me banorët e Degës 8 në Tiranë, ku i ka ftuar të bëhen pjesë e protestës kombëtare ditën e nesërme në 12 nëntor.

‘Të rinj e të vjetër po shohin më në fund një rreze shprese! Të gjithë do të jenë aty, në këmbë nesër, për vehten e për familjet e tyre’, shkruan Garo në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, me perfaqesues te Deges 8, duke takuar qytetare te tregut te ish Uzines Dinamo, e duke folur per Protesten madheshtore neser, me 12 Nentor ora 16.00!

Te rinj e te vjeter po shohin me ne fund nje rreze shprese!

Te gjithe do te jene aty, ne kembe neser, per vehten e per familjet e tyre. Do dalin te protesojne per qindra arsye e pakenaqesi, por do te dalin se bashku sepse e ndjejne se kesaj qeverisjeje po i vjen fundi!