Besard Xhaferri: Të protestojmë pa dallime partiake, qëllimi të shpëtojmë Shqipërinë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka bërë thirrje që të gjithë njerëzit pa dallime partiake, të bashkohen në protestë kundër kësaj qeverie, e cila e ka degraduar vendin.

Xhaferri është shprehur se kjo protestë mbi të gjitha është për të ndaluar ikjen masive të rinjëve që largohen nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Postimi i Xhaferrit:

Mos u anko të Dielën 13 Nëntor!

Me parti apo pa parti,

Me PD apo me PS,

Me mendjen ngritur për të ikur apo për të qendruar,

Me mik në shtet apo në opozitë,

Me tendera që fiton apo taksa që paguan,

Me kshu apo ashtu,

Mos u anko!

Nëse nuk ke marrë kohën minimale për të dalë nesër në protestë dhe të bësh detyrën qytetare, të lutem mos m'u anko më!

Të paktën mua personalisht jo!

Sepse unë do jem nesër aty!

Ashtu siç do jenë edhe qindra mijëra bashkëatdhetarë!