", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/11/auto_WC_Squads_Netherland1668168222.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Lista me 26 lojtarët e thirrur nga Holanda, ka surpriza dhe disa mungesa të mëdha

E pranishme në Grupin A të Kupës së Botës 2022 në Katar, Holanda do të zbarkojë në ditën në vijim në Doha, së bashku me 26 lojtarët e grumbulluar. Trajneri i tyre, Louis van Gaal, sapo ka zbuluar listën e tij e atyre që do të udhëtojnë për në Katar. Një grup i cili përfshin disa surpriza si thirrja e talentit të PSV-së, Xavi Simons.  I thirrur nga Holanda për herë të parë vitin e kaluar, Noa Lang është gjithashtu në skuadër, ashtu si Jeremie Frimpong. Në moshën 21-vjeçare, lojtari i Bayer Leverkusen është surpriza tjetër e madhe në ekipin e thirrur.

Bosi i “Tulipanëve” ka bërë shumë vende edhe për talentet e rinj nga vendi i tij. Përveç Simons, Lang dhe Frimpong, bie në sy prania e Tyrell Malacian dhe Cody Gakpo. Për pjesën tjetër, ka disa lojtar të zakonshëm të thirrur si Virgil van Dijk, Matthijs de Ligt, Daley Blind, Frenkie de Jong, Memphis Depay apo Luuk de Jong.

Nga ana tjetër, nëse mosprania e Georginio Wijnaldum dihej prej javësh, mungesat e Brian Brobbey, Ryan Gravenberch dhe Sven Botman nuk kaluan pa u vënë re.

Lista e Holandës

Portierë: Justin Bijlow, Andries Noppert, Remko Pasveer

Mbrojtës: Virgil van Dijk, Nathan Akt, Daley Blind, Jurriën Tomber, Denzel Dumfries, Stefn de Vrij, Matthijs de Ligt, Tyrell Malacia, Jeremie Frimpong

Mesfushorët: Frenkie de Jong, Steven Berghuis, Davy Klasssen, Teun Koopmeiners, Cody Gakpo, Marten de Roon, Kenneth Taylor, Xavi Simons

Sulmues: Memphis Depay, Steven Bergwijn, Vincent Janssen, Luuk de Jong, Noa Lang, Wout Weghorst