Berisha: Përjashtimi i deputetëve është akt i rëndë, ne do i përgjigjemi

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e quajti një akt shumë të rëndë, përjashtimin e dy deputetëve opozitarë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Berisha paralajmëroi se opozita do përgjigjet.

“Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë.

Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament.

Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë.

Por ne do i përgjigjemi.

Unë i them se do përgjigjemi.

Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen.

Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve,” tha Berisha.